6-vjetori i formimit të Ushtrisë, Rama: Forcoi themelet e Kosovës si shtet

Aktuale

6-vjetori i formimit të Ushtrisë, Rama: Forcoi themelet e Kosovës si shtet

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 12:32
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka kujtuar 6-vjetorin e formimit të Ushtrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se ky vendim nuk ishte vetëm një arritje institucionale, por një dëshmi e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe sovran.

“Sot shënojmë 6-vjetorin e një momenti historik për vendin tonë – ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. 

Ky transformim nuk ishte vetëm një arritje institucionale, por një dëshmi e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe sovrane. Jam shumë krenar që isha pjesë e këtij procesi, i cili Kosovës ia forcoi themelet si shtet. Lavdi të gjithë atyre që punuan e sakrifikuan për këtë arritje! Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet krenaria jonë!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat