Limaj kujton Mujë Krasniqin në 26 vjetorin e rënies dhe përvjetorin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Limaj kujton Mujë Krasniqin në 26 vjetorin e rënies dhe përvjetorin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 12:39
Fatmir Limaj

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka kujtuar 26 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit, i njohur me nofkën Kapuçi. Limaj ka thënë se Mujë Krasniqi ka qenë ndër celulat e para të UÇK-së dhe një nga komandantët më të shquar.

Limaj ka thënë se përveç përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit sot shënohet edhe përvjetori i Ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

 “Sot bëhen 26 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.

Në këtë përvjetor si çdo ditë tjetër, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”.

Pikërisht në përvjetorin e rënies së Mujës, sot shënojmë edhe përvjetorin e formimit të Ushtrisë Kosovës.

Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë.

Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 26 vitesh, Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”

FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat