Kandidati për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka mbajtur tubim në lagjen e tij në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Krahas kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, i pranishëm, kanë qenë edhe dy kandidatë tjerë të kësaj partie, Arbëresha Krasniqi dhe Veli Bytyqi.
Postimi i plotë i tij:
Sonte, si nikoqir në lagjen time, pata privilegjin dhe nderin të mirëpres Kryetarin e Komunës, z. Ekrem Kastrati, si dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës, Arbëresha Krasniqi dhe Veli Bytyqi.
Ky takim ishte shumë më tepër NISMA Socialdemokrate bashkëbisedim – ishte një manifestim i qartë i mbështetjes së fuqishme për vizionin dhe udhëheqjen e liderit tonë, z. Fatmir Limaj.
Ne, kandidatët e NISMA-s Socialdemokrate, shpalosëm para banorëve një pjesë të programit tonë dhe vizionit të qartë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me përfaqësim të dinjitetshëm në Parlament.
Krenar të theksoj se, ashtu si në çdo takim tjetër, edhe sonte banorët e lagjes u deklaruan njëzëri: E duam zërin e Fatmir Limajt në Parlament!
Kjo mbështetje e palëkundur është forca jonë më e madhe dhe dëshmi e qartë se njerëzit duan veprim, jo premtime boshe. Prandaj, bashkë do të vazhdojmë me vendosmëri për ta rikthyer zërin e qytetarit atje ku duhet — në Parlament!
Faleminderit të gjithëve për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!