Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka theksuar se siguria dhe mirëqenia e fëmijëve janë një nga prioritetet tona kryesore.
Nagavci ka pohuar se kanë miratuar politika dhe zhvilluar materiale didaktike për edukatorë/mësimdhënës dhe këshilla e udhëzime për nxënës e prindër.
“Në zbatim të politikave të mbrojtjes së fëmijës, si Ministri e Arsimit çdo ditë jemi duke mbajtur seanca informative e takime konsultative në të gjitha komunat me staf të shkollave, prindër, nxënës dhe shërbime e palë tjera me qëllim koordinimin institucional në të mirë të zhvillimit të fëmijëve tanë! Kemi miratuar politika dhe zhvilluar materiale didaktike për edukatorë/mësimdhënës dhe këshilla e udhëzime për nxënës e prindër”, ka pohuar ministrja përmes një postimi në Facebook.
Tutje, ministrja ka shkruar se është “mirënjohëse për punën e palodhur e me përkushtim të kolegëve nga ministria dhe instiucionet e partnerët tanë”.
“Vetëm së bashku, ku secili bën punën me përgjegjësi, mund të arrijmë sukses në krijimin e ambienteve edukative të sigurta, të shëndetshme e miqësore”, shton tutje ajo.