Përkujtohen Krasniqi dhe 41 të rënët e UÇK-së me akademi përkujtimore

Aktuale

Përkujtohen Krasniqi dhe 41 të rënët e UÇK-së me akademi përkujtimore

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 17:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Në 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit bashkë me 41 bashkëluftëtarëve të UÇK-së, u mbajt Akademia Përkujtimore në Prishtinë për të kujtuar dhe nderuar Dëshmorët e Kombit.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se lajmi për rënien e tyre ka qenë prej më të dhimbshmeve që ka marrë gjatë luftës.

Pas rënies së Mujës me këta bashkëluftëtarë, në një mënyrë u rikthye fuqia, dëshira dhe vullneti që jo vetëm të vazhdohet lufta, por edhe të arrihet fitorja. Kur e kam marrë lajmin ka qenë një nga lajmet më të vështira e të dhimbshme gjatë luftës. Mujën e Alinë i kemi pasur më shumë se bashkëluftëtarë, ndërkaq ajo që pasoi më tutje ishte që fatmirësisht me ne, me UÇK, me kombin shqiptar u bashkua edhe NATO, Amerika dhe filloi bombardimi i caqeve serbe”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se drejtësia e vonuar është padrejtësi dhe ka kërkuar gjykim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Ranë 41 dëshmorë nga lagje dhe rajone të ndryshme të Kosovës, të ndryshëm edhe me moshë, profesione, shkollime por të gjithë kishin ëndrrën për çlirim dhe bashkim kombëtar”, ka thënë në anën tjetër profesori universitar dhe historiani, Sabit Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat