“Errësira nuk është shpikje e Albin Kurtit, ua ndali hajninë, tani reflektoni për…”, opinionisti reagon ashpër ndaj opozitës

Aktuale

“Errësira nuk është shpikje e Albin Kurtit, ua ndali hajninë, tani reflektoni për…”, opinionisti reagon ashpër ndaj opozitës

Nga: N.E Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 07:27
Ramush Haradinaj- Lumir Abdixhiku- Memli Krasniqi

Opinionisti Lirim Gashi, ka komentuar reagimet e opozitës për reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook, i quan liderët e opozitës aktorë e humorist, që sipas tij, garantojnë të qeshura derisa dhemb barku nga marrëzitë e tyre.

“Ah, këta liderët e opozitës sonë janë njësoj si aktorët e një komedie të improvizuar që kushton zero cent, por që garanton të qeshura derisa të të dhemb barku nga marrëzitë e tyre. Humori i tyre në fakt i ngjan një skeçi të shkruar në fletoren e një ngelcani që e kalon tërë ditën tek porta e oborrit të shkollës, duke provokuar çdo nxënës dhe vizitor.

Në fëmijëri dhe rini, pa brekë në byth dhe me një xhep që njihte vetëm zhurmën e kanaçeve të ndryshkura, ata jetonin mes pelave dhe magaricave duke ju marrë erë në bythë dhe duke e përtypur të njëjtin çamçakëz një muaj ditë rresht, si kuajt gjethet e bagremit (akacijes), sepse, për ta, çamçakëzi ishte kulmi i "mangupizmit" botëror, e në fakt ata ishin ambasadorë të morrave në çdo shkollë.

E sot?

Në vend që ta përqafojnë errësirën romantike të cilēn ua dhuron Albin Kurti, siç ua dhuron një poeti i nivelit nobel stilolapsin poetëve bohem dhe analfabetë, ata i kap paniku nga dy minuta romancë në ditë pa energji elektrike”, ka shkruar Gashi.

Tutje, sipas tij, ata ankohen sikur errësira të ishte shpikje e Albin Kurtit dhe jo trashëgimi e tyre.

“Si duket ata kanë më shumë frikë nga errësira se sa vampirët nga drita e diellit. Ata ankohen sikur errësira të ishte shpikje e Albin Kurtit dhe jo trashëgimi e tyre.

“Ah, kuku non, ky Albin Kurti është vërtet i pamëshirshëm ndaj nesh, sepse nuk i mjafton që na ka ndaluar hajninë, por tash po na ndalon edhe dritën” bërtasin me zëra që t'i kujtojnë plakat haxhuze që bëjnë magji të zezë tek varrezat e fshatit të zhveshura dhe me fshesa midis këmbëve. Në vend që ta shijojnë romancën e një qiriri që digjet ëmbël mbi tavolinë – si Romeo dhe Zhuljeta, ata mallkojnë errësirën që ka qenë në kokat e tyre që nga dita e parë e lindjes

Sepse, për ta, errësira nuk është një ftesë për reflektim, por një komplot kundër lakmisë së tyre të pashuar. Në vend që ta imagjinojnë ahrin e lopës ku e kaluan fëmijërinë dhe rininë e tyre, me qirinj mbi aromen e plehut të ngrohtë, ata ankohen si korbat e zi kur uriten për mut bretkosash.

Ndërsa opozita vrumbullon dhe tymon si një grerëz mbi prushn e thëngjillit të lagur, ne romantikët zhytemi në atë shkëlqim të butë, duke menduar: "Ah, sa mirë që ekziston errësira ​​për ta kuptuar se kush shkëlqen në terr !"”, ka përfunduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat