Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar së fundmi një patrullë këmbësore në veri të Kosovës.
“Natë apo ditë, ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë,” thuhet në një postim të NATO-s në Facebook.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.