Kurti: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Astritin dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë rrugën që na tregoi Baca Adem

Aktuale

Kurti: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Astritin dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë rrugën që na tregoi Baca Adem

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 22:13
Pamje nga vizita ne familjen Dehari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjet e Astrit Deharit dhe Adem Demaçit me rastin e ditëlidjes së tyre.

‘’26 shkurti shënon ditëlindjen e Adem Demaçit dhe Astrit Deharit, dy figura që, megjithëse i ndan një gjysmë shekulli, i lidh i njëjti ideal për atdheun dhe përparimin e shoqërisë sonë.Sot vizituam familjet Demaçi dhe Dehari, ku krahas ngrohtësisë jeton i gjallë kujtimi për Ademin e Astritin, për historinë që ata mishërojnë, për të kaluarën dhe të ardhmen që na e trashëguan. Adem Demaçi është drita që na udhëhoqi drejt lirisë, ndërsa Astrit Dehari kujton vendosmërinë e brezave të rinj në atë rrugë. Ne punojmë që ideali i tyre të jetojë në çdo zemër’’, ka shkruar Kurti.

Image
Pamje nga vizita

Më tutje Kurti është shprehur se nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi për Deharin dhe nuk do të harrojë rrugën që ia tregoi baca Adem.

‘’Lavdi Bacës Adem që sot do të mbushte 89 vjeç, dhe kujtim i pashuar për aktivistin, shokun tonë Astritin që sot do të festonte 35 vjeç. Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Astritin dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë rrugën që na tregoi Baca Adem’’, ka shtuar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat