Haradinaj: Asnjë deputet s’ka bërë asgjë për Gjykatën Speciale

Aktuale

Haradinaj: Asnjë deputet s’ka bërë asgjë për Gjykatën Speciale

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 06:54
Nasim Haradinaj

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se asnjë deputet nuk ka bërë asgjë për Gjykatën Speciale.

Sipas tij legjislatura e re duhet të kërkojë llogari për drejtësi, të bëjnë grupin monitorues, si dhe të fusin amandamentim të ligjit që të ndiqen të gjitha krimet.

Haradinaj i ka ftuar deputetët e rinj që krahas nënshkrimit për deputetë të kenë edhe betimin për riorganizim, monitorim dhe raportim në parlament nga Gjykata Speciale.

“Të gjithë deputetët nuk kanë bërë asgjë në raport me Gjykatën Speciale. Deputetët e rinj të parlamentit së pari duhet t’i kërkojnë llogari për drejtësi, të bëjnë grupin monitories dhe të fusin amandamentim të ligjit që të  ndiqen të gjitha krimet jo gjykatë selective. Unë i ftoj deputetët që krahas nënshkrimit për deputetë të kenë edhe betimin për riorganizimin, monitorimin dhe kërkimin e përgjegjësisë dhe raportimin në këtë parlament nga ajo gjykatë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat