Islami: Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, anti-mitingu i nacionalizmit primitiv

Aktuale

Islami: Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, anti-mitingu i nacionalizmit primitiv

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 12:17
Avni Islami

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e përdorë Listën Serbe, përballë protestave të fuqishme në Serbi.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Vuçiq po instrumentalizon serbët e Kosovës, shpërfaqje kjo e nacionalizmit primitiv.

“Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit: Anti-mitingu i nacionalizmit primitiv… Sipas raportimit të së përditshmes serbe ‘Danas’, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes Listës Serbe paska përgatitur mbrojtjen e tij me serbët e Kosovës, si një lloj anti-mitingu, që po mendohet të jetë kundërpërgjigja e tij ndaj protestave masive që pritet të ndodhin në Beograd.

Lista Serbe do të organizoj njerëzit të vendosen me çadra përpara ndërtesës së Presidencës në ‘Andriqev Venac’. Ky është një nivel tjetër i instrumentalizimit të serbëve të Kosovës, një shpërfaqje e nacionalizmit primitiv, dhe një rezistencë e një diktatori të vetmuar përballë rinisë studentore të vendit të tij. Kjo tregon shumë edhe për misionin e Listës Serbe, që vetëm interesat e serbëve lokalë të Kosovës nuk i mbron”, shkruan ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat