KMDLNj kundërshton rritjen e çmimit të rrymës, u bën thirrje qytetarëve që të mobilizohen

Aktuale

KMDLNj kundërshton rritjen e çmimit të rrymës, u bën thirrje qytetarëve që të mobilizohen

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 15:18
KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pasi KOSTT, KEDS dhe KESCO i kanë kërkuar një gjë të tillë ZRRE’së.

KMDLNj thotë se shtrenjtimi i energjisë̈ elektrike do të prodhojë efekte zinxhirore duke rritur çmimet e artikujve te domosdoshëm si dhe të gjitha shërbimeve.

“Tre operatorët e energjisë elektrike, KOSTT, KEDS dhe KESCO i janë drejtuar me një kërkesë ZRrE me të cilën kërkohet rritja e çmimit të energjisë elektrike nga data 1 prill 2025 për 35 përqind. Nga qeveria në detyrë nuk ka asnjë reagim apo informatë kurse ZRrE ka pohuar se ka pranuar një kërkesë të tillë mirëpo vendimi do të merret pas një debati me qytetarë që , sipas KMDLNj – së êshtë mashtrim ordiner dhe përpjekje për të zhvendosur vëmendjen. Para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 ZRrE ka pohuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ende pa u bërë publike rezultatet e këtyre zgjedhjeve , operatorët e energjisë elektrike po kërkojnë një rritje marramendëse dhe jonormale të çmimit të energjisë elektrike në ndërkohë që pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës po përpiqet të mbijetojë kurse shumë biznese, ose kanë falinentuar ose janë duke falimentuar. Rritje e çmimit të energjisë elektrike do të prodhojë efekte zinxhirore duke rritur çmimet e artikujve te domosdoshëm si dhe të gjitha shërbimeve.”

KMDLNj shton se Qeveria “ka dështuar të mrbojë interesat e qytetarëve ndërkaq ZRRE për më tepër se 15 vite ka vjedhur konsumatorët shqiptarë dhe të komuniteteve joserbe për të paguar rrymën për serbët”.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet t’i besojnë ZRrE e as qeverisë në detyrë sepse në mbrojtje të interesave të operatorëve, kanë dështuar të mbrojnë interesat e qytetarëve ndërkaq ZRrE për më tepër se 15 vite ka vjedhur konsumatorët shqiptarë dhe të komuniteteve joserbe për të paguar rrymën për serbët që as sot e kësaj dite nuk kanë njehësorë dhe nuk paguajnë rrymë aq sashpenzojnë. Qytetarët e plaçkitur nga ZRrE asnjëherë nuk janë kompensuar për mjetet e vjedhura nga ZRrE.”

Në fund KMDLNj ka bërë thirrje që qytetarët të mobilizohen kundër rritjes së çmimit të rrymës.

“Qytetarët duhet të kundërshtojnë me të gjitha mjetet e lejuara shtrenjtimin kriminal të energjisë elektrike, prej protestave të vazhdueshme e deri te refuzimi i pagesës së faturave me shtrenhtimet e paralajmëruara. Nga të ardhurat e përgjithshme pjesa dërrmuese e familjeve detyrohen të ndajnë prej 13 deri në 16 përqind të ardhurave për shlyerjen e faturave për rrymën. Ndërkohë, në vendet e zhvilluara kjo përqindje nuk e kalon 3 deri 6 përqind. Refuzimi i qytetarëve nuk duhet të përdoret për qëllime politike nga askush siç ka ndodhur më parë duke i dhënë krejt tjetër karakter. Refuzoni politikanët , mbroni të drejtat ekonomike dhe sociale. Kundërshtoni artogancën dhe mashtrimin e ZRrE së kriminalizuar dhe mos bëni kompromis me asnjë qeveri , pavarësisht nga kush udhëheqet në dëmin tuaj. Kushdo që udhëheq me qeverinë duhet të detyrohet ta bëjë indeksimin e çmimeve. Askush nuk ua mbronë të drejtat që ju takojnë nëse nuk i mbroni vet. Qytetarët po detyrohen të marrin kredi konsumuese nga bankat dhe institucionet mikrofinanciare dhe jobankare ne norma interesi mujore mbi 30 përqind. KMDLNj thërret qytetarët të mobilizohen kundër rritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike sikur që e bëjnë në të gjitha vendet.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat