Kurti takon Rohden, diskutuan për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve

Aktuale

Kurti takon Rohden, diskutuan për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 15:58
Pamje nga takimi

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, sot ka pritur në takim në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në njoftim bëhet e ditur se të dy ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe rëndësinë e formimit të institucioneve.

‘‘Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani.

Për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve’’, thuhet në njoftimin e ZKM-së. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat