Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Aktuale

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 19:55
Ilustrim

Komisioni Qendror po vazhdon me numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, proces ky që sipas KQZ-së, do të përfundojë sonte.

“Aktualisht janë duke u numëruar votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike, në ndërrimin e pasdites do të mbesin 11 vendvotime të cilat pritet të përfundojnë sonte. Rezultatet nga numërimi i sotëm së shpejti do të shfaqen në platformën elektronike. Pas tyre do të fillojmë me numërimin e votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, thanë nga KQZ-ja.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë përditësim në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Të dhënat e fundit që janë publikuar, sa i përket votave në përfaqësitë diplomatike, është më 26 shkurt në orën 23:48.

Sipas KQZ-së, pasi të përfundojë numërimi i këtyre votave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me postë.

Sipas të dhënave që aktualisht janë të publikuara, sa i përket votave në përfaqësitë diplomatike, nga 44.19 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe alternativa ka 81.89 për qind, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës më 7.21 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 5.75 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 1.54 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat