Krasniqi: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Aktuale

Krasniqi: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 21:35
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mohuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se mes dy partive nuk ka asnjë pikë të përbashkët që do t’i bashkonte në një qeverisje të mundshme.

Kryetari i PDK-së e bëri të qartë se dallimet mes dy partive janë të thella, si në qasjen politike ashtu edhe në vizionin për të ardhmen.

” Jo nuk shkojmë në koalicion. Pikë. Në asnjë formë. Pikë… nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosje sepse nuk na lidh asgjë.

Në kuptim as program, e as parimor, e as në kuptimin qysh e shohim të kaluarën, e aq më pak qysh e shohim të ardhmen.

Ne nuk kemi pika që na kishin me na bë bashkë”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat