Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu ishin të ftuar në darkë zyrtare të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Presidenca ka lëshuar një njoftim ku bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
“Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstitiuimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare.
Një theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t`i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve“, shkruhet në njoftimin e Presidencës.