Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së dielës, 16 mars, Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit, konkretisht nga djali i ish-presidentit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, djali i Thaçit ka njoftuar se gjyshi i tij ka ndërruar jetë në spital, pak ditë pasi takoi ish-presidentin Thaçi.

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme! Prehu në paqe, bac!”, ka shkruar ai, krahas një fotoje me gjyshin e tij.