Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Aktuale

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Më: 17 mars 2025 Në ora: 22:24
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara për moslejimin e Hashim Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Më herët, OVL-UÇK tregoi se Gjykata Speciale nuk do ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrim.

Për Albulena Haxhiun një veprim i tillë është absurd, duke shtuar se është bazë e respektimit të të drejtave të njeriut që të marrësh pjesë në varrimin e prindit.

Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat