Ish-ambasadori holandez reagon pasi Specialja s’ia lejuan vizitën Thaçit

Aktuale

Ish-ambasadori holandez reagon pasi Specialja s’ia lejuan vizitën Thaçit

Më: 18 mars 2025 Në ora: 00:04
Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Posaçme.

Të cilat refuzuan kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Bosch e quajti këtë vendim “çnjerëzor”, duke e kritikuar Specialen për një vendim që, sipas tij, shkel të drejtat themelore njerëzore dhe përbuz vlerat universale të njerëzisë dhe drejtësisë.

“Gjykata Speciale sërish tregoi se nuk është serioze. Çfarë vendimi çnjerëzor. Turp përsëri për ta.” – tha ai mes tjerash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat