“Kosova nuk e meriton këtë tallje!”

Aktuale

“Kosova nuk e meriton këtë tallje!”

Nga: A.M. Më: 5 korrik 2025 Në ora: 21:35
Publicisti shqiptar, Milaim Nela

Publicisti shqiptar, Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Kuvend.

Ai bllokadën e krijuar e cilësoi si një situatë tragjikomike, ku partitë politike duhet të bëjnë compromise për hir të Kosovës.

Nela tha se kompromisi duhet të fillojë nga LVV, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kosova nuk e meriton këtë tallje!

Situata me Kuvendin e Kosovës është bërë tragjikomike e kërkon zgjidhje!

Të gjitha palët duhet të bëjnë kompromis për hir të interesit të Kosovës!

POR, kompromisi duhet të fillojë nga VETEVENDOSJA e cila pikësëpari duhet të heqë dorë menjëherë nga kandidatura e Albulena Haxhiut!

E dyta, duhet dakordësi parprake për mënyrën e hapur apo të fshehtë të votimit të kryetarit të Kuvendit!

Keqardhje të shohësh një burrë të moshuar si Avni Dehari të lejojë të përdoret kaq poshtërsisht nga kryeministri në detyrë Albin Kurti e të mos lejojë asnjë deputet të flasë e të shtrojnë propozime si me dalë prej kësaj situate!

Kjo nuk ka ndodhur as në Kuvendin e Krahines Socialiste Autonome të Kosovës të para vitit 1990!

Nuk vazhdohet me të njëjtin ritual!

Kjo është fyerje e rëndë për qytetarët e Kosovës!

Kjo është fyerje për gjakun e atyre që e falën atë për një Kosovë të lirë!

Ka ardhë koha që populli e shoqëria kosovare të rebelohet e ta detyrojë këtë klan që e ka marrë peng Kosovën e demokracinë e saj të brishtë të ndalojë shkatërrimin e Kosovës!

Mjaft është mjaft!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat