Përdhosja e shtatores së Skënderbeut, Mehmetaj ‘shpërthen’ ndaj heshtjes në Kosovë: Po të ishte Car Llazari?

Aktuale

Përdhosja e shtatores së Skënderbeut, Mehmetaj ‘shpërthen’ ndaj heshtjes në Kosovë: Po të ishte Car Llazari?

Nga: A.M. Më: 31 korrik 2025 Në ora: 16:54
Gjergj Kastrioti -Skënderbeu

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit është dëmtuar! Përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari.

Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta, e një e tillë erdhi edhe nga publicisti Gani Mehmetaj.

Në një reagim të ashpër dhe kritik ndaj heshtjes institucionale dhe mediatike në Kosovë, publicisti Gani Mehmetaj ngre shqetësimin për përdhosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren.

Ai theksoi se derisa mediat në Shqipëri e trajtuan gjerësisht këtë akt, në Kosovë reagimi ishte thuajse inekzistent, përveç raportimit të “Bota sot”.

Kështu, ai ka ngritur pyetjen e fortë: “Po të përdhosej ‘Car Llazari’?” – një krahasim që nënvizon mungesën e ndjeshmërisë ndaj simboleve kombëtare shqiptare.

Shkrimi i plotë

Për përdhosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në Prizren kishin shkruar të gjitha portalet e Shqipërisë. Sa e vërejta unë shkroi vetëm Bota sot nga Dardania.

Po të përdhosej "Car Llazari"?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat