Deputetja e VV-së: Zjarri ka kapluar lagjet tona në Kçiq, Policia dhe zjarrfikësit po punojnë pa ndalur

Aktuale

Deputetja e VV-së: Zjarri ka kapluar lagjet tona në Kçiq, Policia dhe zjarrfikësit po punojnë pa ndalur

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 20:46
Arjeta Fejza

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza ka thënë se është pranë banorëve të Kçiqit të Mitrovicës të cilët po përballen me zjarre.

Ajo i ka falënderuar përzemërsisht për gatishmërinë dhe organizimin që po tregojnë në shuarje të zjarrit, shkruan lajmi.net.

“Institucionet tona policia dhe zjarrfikësit janë aty dhe po punojnë pa ndalur. Ata janë heronjtë tanë dhe për këtë u jemi thellësisht mirënjohës”, ka shkruar Fejza në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Jam pranë banorëve të Kçiqit në këto momente dhe i falënderoj përzemërsisht për gatishmërinë dhe organizimin që po tregojnë në shuarjen e zjarrit që ka kapluar lagjet tona. Institucionet tona policia dhe zjarrfikësit janë aty dhe po punojnë pa ndalur. Ata janë heronjtë tanë dhe për këtë u jemi thellësisht mirënjohës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat