Kadri Kryeziu kritikon Nenad Rashiq: “Serbët nuk bëhen shqiptarë, as kur të rreh shpinën”

Aktuale

Kadri Kryeziu kritikon Nenad Rashiq: “Serbët nuk bëhen shqiptarë, as kur të rreh shpinën”

Nga: A.SH Më: 3 shtator 2025 Në ora: 11:47
Nenad Rashiq

Ish-kryetari i Gjykatës, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas deklaratës së Nenad Rashiqit lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke thënë se kjo tregon se edhe rivalët politikë serbë nuk sakrifikojnë interesat kombëtare të komunitetit të tyre për interesat shqiptare.

Kryeziu paralajmëroi se serbët, të ndihmuar nga ndasitë dhe konfliktet brenda komunitetit shqiptar, po synojnë të instalohen si bashkëpronarë të barabartë të shtetit të Kosovës. Ai bëri thirrje për reflektim dhe patriotizëm nga liderët shqiptarë për të mos i turpëruar brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

NENAD RASHIQ, SHEMBULL SE EDHE SERBI QË TA RREH SHPINËN NUK BËHET KURRË SHQIPTAR.

Deklerata e Nenad Rashiqit që konstituimi i Kuvendit nuk ka përfunduar, pra, që sipas tij nuk ka dhe nuk mund të ketë Kuvend pa pjesëmarrjen e serbëve, tregon që edhe serbi që ta rreh shpinën kurrë nuk bëhet shqiptar. Ky deklarim i tij tregon që serbët, pavarësisht dallimeve që i kanë mes vete, për inate ndaj njëri tjetrit kurrë nuk e sakrifikojnë interesin e tyre kombëtar.

Pra, Nenad Rashiq edhe pse është rival politik i Listës Serbe, në çështje kombëtare serbe rreshtohet pas Listës Serbe dhe jo pas interesit të shqiptarëve.

Kthjelluni o njerëz, si nuk po e shihni që serbët, të ndihmuar nga verbëria dhe inatet tona primitive, po duan të instalohen si bashkëpronarë të barabartë të shtetit tonë?

Si erdhëm në këtë ditë që u bëmë kaq jo patriotë?

Me çka ua kanë shkelur bishtin?

Me çka ua kanë blerë shpirtin?

Tregoni, se ua falim mëkatet e aman vetëm ndaluni nga kjo marrëzi se edhe fëmijët tuaj do të turpërohen prej jush.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat