LDK e PDK deklarohen pas takimit me Osmanin

Aktuale

LDK e PDK deklarohen pas takimit me Osmanin

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 16:43 Përditësuar në ora: 17:26 më 04.11.2025
Vjosa Osmani

PDK deklarohet pas takimit të Krasniqit dhe Osmanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me presidenten Vjosa Osmani. 

Ky takim vjen pas mandatimit të Glauk Konjufcës për të tentuar formimin e qeverisë së re, Osmani ka takuar kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së, tha për Insajderin se Krasniqi i e ka përsëritur qëndrimin e PDK’së se në Kuvend nuk ka shumicë për formimin e një qeverie të re.

“Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, tha Abdullahu.

Nga LDK japin detaje për takimin Abdixhiku-Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimin e Abdixhikut me Osmanin e ka konfirmuar për Blic, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Osmani nis takimet me liderët e partive parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimet me liderët e partive parlamentare.

Para pak minutash, siç merr vesh media, e para e shtetit ka përfunduar takimin me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërkaq, në këto momente, Osmani është në takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Këto takime vijnë pasi LVV-ja e mandatoi Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e qeverisë së re. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat