KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare

Aktuale

KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 18:55 Përditësuar në ora: 19:27 më 02.12.2025
KQZ

KQZ-ja certifikon partitë garuese për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjektet politike, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Në listën e subjekteve të certifikuara nuk është Lista Serbe, e cila mori dy vota për, dy kundër, dhe pesë abstenime.

KQZ ka bërë të ditur se kanë aplikuar 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë subjektet politike të certifikuara:

Njoftimi:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;

Kosovaki Nevi Romani Partia;

FJALA;

LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

KOSOVSKI SAVEZ;

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).

Koalicionet:

Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

Iniciativat qytetare:

PSA; dhe

Iniciativa Qytetare për Kosovë.

Kandidat i pavarur:

NEDŹMIDIN SEJDILAR.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala pati një sqarim për partinë Nisma.

“Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00”, tha ai.

Ndërkaq, rekomandimi për certifikimin e partisë politike Srpska Lista, nuk mori votat e nevojshme për t’u certifikuar.

Certifikimi i partive: NISMA në pritje – kjo është arsyeja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme, ka certifikuar 22 subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme.

Teksa u refuzua certifikimi i Listës Serbe, një tjetër parti ka mbetur pezull në këtë proces.

Bëhet fjalë për NISMËN SOCIALDEMOKRATE, e cila është në pritje të certifikimit, sapo të plotësojë listën e nënshkrimeve.

“Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve.

Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00”, tha drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala.

KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që Lista Serbe nuk do të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Nga votimi rezultuan 2 vota kundër, 2 pro dhe 6 abstenime.

Subjekti politik serb ka të drejtë të apelojë vendimin e KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka deklaruar se partia e tij është kundër certifikimit.

“Jam kundër rekomandimit për certifikimin e listës Srpska”, tha Kurteshi.

Nga ana tjetër, anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, u shpreh se subjektet politike të regjistruara nuk kanë nevojë për vendim shtesë për t’u certifikuar.

“Unë konsideroj se, në bazë të ligjit dhe rregullores për certifikimin e subjekteve politike, ato që janë të regjistruara pranohen automatikisht dhe nuk ka nevojë për vendim të KQZ-së. Po ashtu kam një çështje tjetër që lidhet me subjektet politike që kanë qenë në koalicione; ato është dashur t’i kryejnë të gjitha obligimet dhe të drejtat që iu takojnë. Po flas për Nismën dhe AAK-në që kanë qenë parti të regjistruara”, tha Elshani.

Edhe anëtari tjetër i PDK-së, Ilir Gashi, theksoi se ligji e trajton qartë çështjen e certifikimit.

“Dua t’i parafrazoj kolegët, por po sfidohen rekomandimet e zyrës dhe kjo është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Siç e thotë neni 16, pika 3, partitë e regjistruara janë automatikisht të certifikuara. Rrjedhimisht, për mua të gjitha subjektet politike janë të certifikuara. Do të doja ta përfillnit këtë ligj, ose të trajtohen subjektet një nga një”, u shpreh Gashi.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, sqaroi çështjen e partive që kanë qenë pjesë e koalicioneve.

“Lidhur me koalicionet, e kemi trajtuar qartë. Neni 19 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, paragrafi 5, thotë se subjekti politik që është anëtar i koalicionit pas përfundimit të mandatit e gëzon të drejtën e fituar para themelimit të koalicionit. E drejta e AAK-së para themelimit të koalicionit ka qenë se ka qenë subjekt parlamentar dhe, si e tillë, AAK përjashtohet nga pagesa e certifikimit dhe mbledhja e nënshkrimeve”, tha Buzhala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat