Ministri Maqedonci takohet me Drejtorin e NATO-s dhe Evropës në Pentagon

Aktuale

Ministri Maqedonci takohet me Drejtorin e NATO-s dhe Evropës në Pentagon

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 20:09
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, takoi Drejtorin kryesor për NATO dhe Evropë në Departamentin e Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alton Buland

Në margjinat e takimit ministerial A5, SHBA-Kartës së Adriatikut, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim bilateral me Drejtorin kryesor për NATO dhe Evropë në Departamentin e Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alton Buland.

Diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-së. U vlerësua lart partneriteti i deritanishëm dhe u dakorduan për të thelluar më tej projektet e përbashkëta, përfshirë zhvillimin e industrisë së mbrojtjes nëpërmjet bashkëpunimit dhe bashkëinvestimeve.

Po ashtu, diskutuan për mundësitë e rritjes së kontributit të Kosovës në misionet ndërkombëtare, me synim forcimin e rolit të vendit në paqen dhe sigurinë globale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet si një partner kryesor strategjik në forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat