Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte, të hënën seanca e Apelit

Aktuale

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte, të hënën seanca e Apelit

Më: 10 janar 2026 Në ora: 23:40
Pamje nga seanca

Të hënën do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 10:00, në Gjykatën e Apelit, pasi vendimi u apelua nga të dy palët.

Avokati i familjeve të dëmtuara, të cilëve iu vranë tre civilë shqiptarë pranë Prizrenit, po kërkojnë burgim të përjetshëm të Pleskovicit, teksa avokatja e tij ka kërkuar t’i ulët dënimi i caktuar prej 15 vjetësh, nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pleskovic, u arrestua në shtator të 2023-tës, teksa ai u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg në korrik të 2025-tës.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale tha se më 1 shtator 1998, Pleskovic dhe individë të tjerë me uniformë ishin të stacionuar në kodrat përreth Prizrenit “për shkak të konfliktit që zhvillohej në zonë”.

Ai u akuzua se kishte qëlluar me një pushkë Kallashnikov drejt njerëzve në lagjen Hoca, të cilët, sipas prokurorisë, kishin shkuar për të prerë dru për lëndë djegëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat