Mbi 85 mijë euro vetëm për paga, si i shpenzoi LDK mbi 224 mijë euro në tre muaj

Aktuale

Mbi 85 mijë euro vetëm për paga, si i shpenzoi LDK mbi 224 mijë euro në tre muaj

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Shpenzimet e partive politike për periudhën tetor-dhjetor 2025 janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në mesin e subjekteve politike, është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që ka realizuar shpenzime që afrojnë çerekun e një milionë eurove brenda tre muajve.

Sipas raportit të KQZ, LDK kishte planifikuar 225,959.03 euro, ndërsa ka shpenzuar 224,859.70 euro, duke mbetur rreth 1,099.33 euro më pak se buxheti i paraparë.

Struktura e shpenzimeve tregon se pjesa më e madhe e mjeteve ka shkuar për, 85,396.68 euro paga të punëtorëve, 1,154.50 euro për shërbime të telekomunikacionit, 35,650.00 euro për shërbime arsimore dhe trajnuese, shtyp jo-marketing, shërbime kontraktuese dhe teknike.

Ndërkohë, parat e mbetura janë përdorur edhe  për nevoja operative si shërbime zyre, ushqim dhe pije, lëndë djegëse dhe kategori të tjera të shpenzimeve administrative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat