Kryeministri viziton familjen e Selver Haradinajt, kujton sulmin tragjik

Aktuale

Kryeministri viziton familjen e Selver Haradinajt, kujton sulmin tragjik

Më: 8 prill 2026 Në ora: 15:30
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në very, ka vizituar edhe familjen e Selver Haradinajt, i cili 14 vjet më parë u vra nga një sulm terrorist në banesën e tij te “Tre Rrokaqiejt”.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë bëri të ditur se gjatë kësaj vizite, u kujtuan momentet e asaj dite tragjike që me eksplozivin e vendosur pranë dritares qëllim ishte shfarosja e gjithë familjes Haradinaj.

“Për mbi 20 vjet familjet shqiptare në këtë pjesë të vendit kanë bashkëjetuar çdo ditë me vdekjen. Secila dalje në qytet ka qenë pa garanci për kthim të gjallë në shtëpi nga rreziku i strukturave kriminale që kontrollin gjithë atë zone”, tha Kurt.

Megjithatë, ai theksoi se këto banda kriminale tash janë shpartalluar e normaliteti po kthehet gjithnjë e më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat