Hoxhaj nga Tirana: Diaspora shqiptare mbetet forcë strategjike për zhvillimin

Aktuale

Hoxhaj nga Tirana: Diaspora shqiptare mbetet forcë strategjike për zhvillimin

Më: 13 prill 2026 Në ora: 22:58
Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë, ku theksoi rëndësinë e diasporës për të ardhmen e shqiptarëve.

Ai u shpreh se ky forum, i cili mblodhi shqiptarë nga e gjithë bota, dëshmoi se diaspora mbetet një forcë strategjike për demokracinë, zhvillimin dhe fuqizimin e hapësirës shqiptare.

“Në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë, pata kënaqësinë të jem i ftuar në një forum që mblodhi shqiptarë nga e gjithë bota rreth ideve, përvojave dhe vizionit për të ardhmen tonë të përbashkët.

Nën moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”, ky takim dëshmoi edhe një herë se diaspora mbetet një forcë strategjike për demokracinë, zhvillimin dhe fuqizimin e hapësirës shqiptare kudo”, shkruan Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat