​Inspektime të jashtëzakonshme në kantieret ndërtimore, vendim nga ministri Hoti

Aktuale

​Inspektime të jashtëzakonshme në kantieret ndërtimore, vendim nga ministri Hoti

Më: 14 prill 2026 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka marrë vendim për ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe emergjente për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Me vendimin e tij, është urdhëruar Inspektorati Qendror i Punës që të hartojë një plan emergjent për nisjen e menjëhershme të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve.

Ky aksion do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës, me fokus të veçantë në kantieret ndërtimore dhe aktivitetet me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni është rritja e zbatimit të legjislacionit në fuqi, parandalimi i aksidenteve në vendin e punës dhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat