Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe te memoriali Heroinat

Aktuale

Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe te memoriali Heroinat

Më: 14 prill 2026 Në ora: 09:00
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe te memoriali Heroinat

Ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, bashkë me kryeministrin Albin Kurti ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat”.

Kjo në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ata ishin të shoqëruar me dy nga të mbijetuarit, Vasfije Krasniqi- Goodman dhe Ramadan Nishorin.

14 prilli është shpallur zyrtarisht si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, një vendim që synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të nxisë solidaritetin me të mbijetuarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat