Brenda burgut në Hagë, dalin pamjet ku mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Aktuale

Brenda burgut në Hagë, dalin pamjet ku mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Më: 12 maj 2026 Në ora: 18:50
Brenda burgut në Hagë

Dhomat e Specializuara kanë publikuar pamje nga ambientet ku të paraburgosurit në Hagë kalojnë kohën e tyre.

Sipas njoftimit të Speciales, personat në paraburgim kanë në dispozicion ajër të pastër dhe hapësira të dedikuara edhe për ushtrimin e riteve fetare.

“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare.

Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë.

Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat