Këshilltari i Albin Kurtit: Çitaku e Hoxhaj nuk guxojnë të thonë ‘poshtë Serbia’, kjo është arsyeja

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit: Çitaku e Hoxhaj nuk guxojnë të thonë ‘poshtë Serbia’, kjo është arsyeja

Nga: H.O. Më: 13 gusht 2026 Në ora: 22:52
Bekë Berisha

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj në një postim të tij në Facebook ka kritikuar opozitën pas përleshjes në Kuvend, duke iu drejtuar me fjalët se ‘nuk po ua qet goja Poshtë Serbia’.

Ai shkruan tutje se ndoshta me këtë fjalë ‘Serbia ia heq Enver Hoxhajt azilin politik si kundërshtar i UÇK-së’.

Ai thotë tutje se ndoshta me këtë fjalë edhe ‘Vlora Çitakut i shkon kot lobimi që t'i jap territor Serbisë’

Postimi i plotë:

A thua s'po ua qet goja "Poshtë Serbia!"

E patën montuar fuqishëm në Kosovë, e çmontoi LVV-ja, u "çmendën" montatorët.

Ndoshta s'ua qet goja sepse pastaj Serbia ia heq Enver Hoxhajt azilin politik si kundërshtar i UÇK-së, ndoshta sepse Vlora Çitakut i shkon kot lobimi që t'i jap territor Serbisë, ndoshta shumë të tjerëve sepse...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat