Bashkatdhetarët drejt kthimit, kaq janë pritjet në pikat kufitare

Aktuale

Bashkatdhetarët drejt kthimit, kaq janë pritjet në pikat kufitare

Më: 15 gusht 2026 Në ora: 08:02
Fotoilustrim

Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon, ndërsa pritje më të gjata janë raportuar në disa pika.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë aktualisht në Merdarë, ku për dalje nga Kosova pritjet arrijnë deri në një orë.

Ndërkaq, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për dalje nga vendi shkojnë deri në 20 minuta.

Në Jarinjë, pritjet për hyrje dhe dalje variojnë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat