“Frymë Thaçiane” – gjashtë deputetët e LDK-së në shënjestër të VV-së

Aktuale

“Frymë Thaçiane” – gjashtë deputetët e LDK-së në shënjestër të VV-së

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2026 Në ora: 10:59
Arjeta Fejza

Arjeta Fezja, deputetet e Lëvizjes Vetvendosje ka akuzuar gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke i cilësuar si të afërt me PDK-në.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Kujtim Shala kundërshtuan marrëveshjen e Abdixhikut me VV-në, pavarësisht mbështetjes së saj nga Kryesia e LDK-së.

Nga VV-ja, ky qëndrim është interpretuar si pro-PDK-së. Deputetja Arjeta Fejza ka rikujtuar se disa prej tyre më herët kishin votuar për Hashim Thaçin.

“Deputetët sabotues të LDK-së kanë qëndruar për ta votuar një kandidat politik të PDK-së, siç ka qenë Hashim Thaçi.

Të njëjtit sot po refuzojnë ta votojnë një kandidat apolitik, siç është Bekim Sejdiu.

Kjo mund të quhet frymë Thaçiane ose PDK-iane, por assesi rugoviane!”, ka shkruar ajo në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat