Familja e Haki Imerit me akuza të rënda ndaj 6 deputetëve të LDK-së: Agjenda e tyre është e SHIK-ut dhe...!

Aktuale

Familja e Haki Imerit me akuza të rënda ndaj 6 deputetëve të LDK-së: Agjenda e tyre është e SHIK-ut dhe...!

Nga: A.M. Më: 2 shtator 2026 Në ora: 12:20
Fotoilustrim

Familja e Haki Imerit ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë refuzuar të mbështesin procesin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në reagimin e saj, familja Imeri shpreh mbështetje për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se ai nuk duhet të dorëzohet përballë këtij qëndrimi.

Familja e Haki Imerit vlerëson se veprimet e gjashtë deputetëve nuk përfaqësojnë agjendën e LDK-së, ndërsa hedhin akuza të rënda për ndikime të jashtme dhe interesa që, sipas tyre, synojnë dëmtimin e procesit të shtetndërtimit të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Miq,

- Lumir Abdixhiku nuk duhet të dorëzohet. E tha me të drejtë se sjellja e atyre 6 deputetëve të LDK-së nuk është agjendë e LDK-së.

- D.m.th., agjenda e tyre është agjendë e SHIK-ut dhe e kreut të NPK-së, i cili ka mbetur peng i krimeve të veta.

-  Është agjendë e Serbisë, për të dëmtuar procesin e shtetbërjes së Kosovës.

-  Këta 6 deputetë që e bllokuan Kosovën, shumica nga ata janë pjesë e partisë së Bujar Bukoshit, Prekut, të cilën e pati themeluar Hashim Thaçi për ta dëmtuar Rugovën dhe LDK-në.

-  Nëse Lumiri qëndron siç tha, elektorati rugovian do ta kuptojë drejt dhe mbështetja në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mungojë.

-  Ata që presin që situata do të ndryshojë pas 16 shtatorit në favor të krimit të organizuar, e kanë të kotë këtë pritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat