Maqedonci: Të vazhdojë bashkëpunimi me Bullgarinë në siguri

Aktuale

Maqedonci: Të vazhdojë bashkëpunimi me Bullgarinë në siguri

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 12:38
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, palët “vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dhe rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të përbashkët”.

Në takim u theksua se Bullgaria, si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, mbetet “një partner i rëndësishëm i Kosovës”.

Kontributi i Bullgarisë ndër vite për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përmes pjesëmarrjes në KFOR, u vlerësua si “dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Bullgarisë ndaj stabilitetit dhe sigurisë në vend dhe rajon”.

Po ashtu, u vlerësua mbështetja e Bullgarisë për Kosovën në proceset e integrimit në strukturat euroatlantike.

Në përmbyllje të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë “për të vijuar angazhimin e përbashkët dhe për të avancuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë” në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat