Kryeministri Kurti pranoi letër nga Kancelari Merz

Aktuale

Kryeministri Kurti pranoi letër nga Kancelari Merz

Nga: Bota sot Më: 3 tetor 2026 Në ora: 11:17
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti- Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje pranoi letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz.

“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta.

Konfirmimi i zgjedhjes Tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, shkroi Kancelari Merz.

Image
Letra

Krahas urimeve për vazhdimësi suksesi në mandatin e ri qeverisës, Kancelari Merz shkroi se Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës, duke e theksuar miqësinë e veçantë me popullin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat