Maqedonci takohet në Berlin me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në NATO

Aktuale

Maqedonci takohet në Berlin me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në NATO

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 17:03
Ejup Maqedonci, Detlef Wachter

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Berlin, është takuar me ambasadorin Dr. Detlef Wachter, Përfaqësuesin e Përhershëm të Gjermanisë në NATO.

Përmes një postimi, Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte shqyrtimi i mundësive për trajnimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shkollat dhe kurset e NATO-s.

Postim i plotë:

Në Berlin, pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Dr. Detlef Wachter, Përfaqësuesin e Përhershëm të Gjermanisë në NATO, me të cilin bashkëbiseduam për thellimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Fokus i veçantë i diskutimit ishte shqyrtimi i mundësive për trajnimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shkollat dhe kurset e NATO-s.

Gjithashtu, diskutuam për synimin strategjik të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe rëndësinë e mbështetjes së partnerëve tanë në këtë proces.

Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Republikës së Kosovës në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimin e integrimit euroatlantik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat