Zelensky pritet të takohet me Trumpin në Nju Jork në mes tensioneve në raportet e tyre

Amerika

Zelensky pritet të takohet me Trumpin në Nju Jork në mes tensioneve në raportet e tyre

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 15:29
Trump dhe Zelenski

Kandidati republikan për president, Donald Trump, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Nju Jork këtë mëngjes rreth orës 9:45, sipas kohës lokale, raporton Associated Press.

Takimi mes Trump dhe Zelenskyy të premten vjen një ditë pasi udhëheqësi ukrainas u takua me Kamala Harris dhe Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërsa tensionet midis Trump dhe Zelenskyy u përshkallëzuan këtë javë.

Të mërkurën në një fjalim në fushatë, Trump akuzoi Zelenskyy-n se “refuzoi” të negociojë një marrëveshje paqeje me Vladimir Putinin.

“Presidenti i Ukrainës është në vendin tonë. Ai po bën përbuzje të vogla ndaj presidentit tuaj të preferuar, mua”, tha Trump, duke shtuar: “Ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë një njeriu që refuzon të bëjë një marrëveshje: Zelenskyy”.

Komentet erdhën pas një interviste të diskutueshme që Zelenskyy dha për Neë Yorker, ku ai vuri në pikëpyetje planin e Trump për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë dhe kritikoi kandidatin për zëvendëspresident të Trump, JD Vance, duke e quajtur atë “shumë radikal”.

Sipas Uashington Post, ky do të jetë takimi i parë personal i Trump dhe Zelenskyy që nga viti 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat