Ortega me bashkëshorten marrin fuqi të plota në Nikaragua pas miratimit të ndryshimeve

Amerika

Ortega me bashkëshorten marrin fuqi të plota në Nikaragua pas miratimit të ndryshimeve

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 17:34
Ortega dhe bashkëshortja e tij marrin fuqi absolute teksa pas ndryshimeve kjo e fundit merr postin e çuditshëm të “bashkë-presidentes”

Parlamenti ‘besnik’ i liderit të vjetër miratoi ndryshimet kushtetuese që forcojnë pushtetin e presidentit 79 vjeçar.

Tashmë Daniel Ortega dhe bashkëshortja e tij marrin fuqi absolute teksa pas ndryshimeve kjo e fundit merr postin e çuditshëm të “bashkë-presidentes”, për të dyfishuar dorën e kontrollit në vend, shkruan The Guardian.

Vetë Ortega kishte propozuar ndryshimet e fundit, të cilat gjithshtu shtojnë kontrollin ndaj medias dhe zgjasin mandatet nga pesë në gjashtë vjet në post.

79 vjeçari është i sanksionuar nga SHBA dhe vendet perëndimore prej “praktikave arbitrare të qeverisjes”, së bashku me gruan e tij 73-vjecare Rosario Murillo, çka kritikët në Perëndim  kanë quajtur shpesh “diktaturë nepotike.”

Ish-guerrilasi ka qenë president herën e parë në vitin 1985 deri në 1990, dhe më pas u rikthye në 2007. SHBA vendosi sanksione ndaj vendit që refuzon rekomandimet perëndimore duke thënë se ka burgosur qindra kundërshtarë politikë, si të vërtetë ashtu dhe vetëm të perceptuar.

Ndërkohë mijëra Nikaraguas janë larguar në ekzil ose emigracion ndërsa mediat opozitare tashmë veprojnë vetëm nga jashtë vendit, shkruan rrjeti The Guardian.

Ndryshimet e fundit shtojnë kontrollin qendror edhe mbi besimin fetar.

Kushtetuta e re përcakton Nikaraguan si shtet “revolutionar” socialist, dhe përfshin flamurin kuq e zi të grupit FSLN –guerrilasit e kthyer në partine politike qe përmbysi diktatorin e mbështetur nga SHBA në 1979.

Eksperti ligjor Azahalea Solís tha për The Guardian se ndryshimet ndalojnë ideologji të tjera politike, duke e kthyer vendin në një “diktaturë de facto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat