Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka nominuar ish ndihmësin, Kash Patel, për të udhëhequr Byronë Federale të Hetimit, një agjenci që Patel e ka kritikuar shpesh.
Ish-shefi i shtabit të departamentit të mbrojtjes së SHBA-së në administratën e parë të Trump, Patel ka qenë një mbështetës i palëkundur i presidentit të ardhshëm republikan.
Që Patel të merrte këtë detyrë, drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, do të duhej të jepte dorëheqjen ose të pushohej – megjithëse Trump nuk bëri thirrje që ta bënte këtë.
Trump tha se ka në plan të emërojë Chad Chronister, sherif i kontesë Hillsborough të Floridës, si kreu i Agjencisë së Zbatimit të Luftimit të Drogës.
Patel dhe Chronister bashkohen me kandidaten për Prokurorin e Përgjithshëm Pam Bondi, në plotësimin e zgjedhjeve sa i përket fushës së zbatimit të ligjit të Trump.
Gjithashtu të shtunën, Trump njoftoi se kishte zgjedhur Charles Kushner si ambasadorin e ardhshëm në Francë.
Kushner është një zhvillues i pasurive të paluajtshme dhe babai i Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës së tij Ivanka Trump.
Emërimi duket të jetë pozicioni i parë i administratës, që Trump i ka ofruar zyrtarisht një të afërmi që nga rizgjedhja e tij.