Temperaturat e ftohta, disa gradë nën zero, do të përfshijnë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara këtë të diel, ndërsa bora rekord, e ndikuar nga era e ftohtë e liqenit, e bën udhëtimin pas pushimeve të rrezikshëm dhe gati të pamundur në pjesë të rajonit të Liqeneve të Madhe.
Njerëzit në pjesë të Nju Jorkut, Pensilvanisë dhe Ohajos u përballën me temperatura të ulëta dhe disa metra dëborë gjatë fundjavës.
Pranë liqenit Erie në Conneaut, Ohio, ku shtesa e borës mund të arrijë sot deri në 13 cm të dielën, duken shtëpitë e mbuluara me borë, raporton CNN.
Pothuajse 70% e SHBA-së do të ndjejë të ftohtin e temperaturave deri nën 32 gradë gjatë ditëve të ardhshme. Disa zona duke përfshirë New York City, Chicago, Atlanta, Minneapolis dhe Cincinnati do të përjetojnë temperatura nën mesataren gjatë gjithë javës.
Katër milionë njerëz janë paralajmëruar për borën e dendur, që pritet të vazhdojë deri të hënën në mbrëmje.
Në Amherst, Nju Jork, temperaturat e ulëta i shtynë autoritetet të lëshojnë alarm, duke ftuar këdo që ka nevojë për strehim gjatë të ftohtit ekstrem të thërrasë për ndihmë.
Qarku Erie është ndër 11 qarqet nën gjendjen e jashtëzakonshme që guvernatori i Nju Jorkut Kathy Hochul lëshoi të premten në përgjigje të reshjeve të vazhdueshme të borës, e ndikuar nga era e ftohtë e liqenit.
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, thirri gjithashtu Gardën Kombëtare të shtetit të tij të shtunën për të ndihmuar çdo shofer të bllokuar dhe për të siguruar që urgjenca mund të arrijnë këdo që është bllokuar.
Përhapja e të ftohtit të Arktikut, që përfshin edhe Kanadanë, do të bëjë që temperaturat në pjesën më të madhe të gjysmës lindore të SHBA-së të bien 15 deri në 25 gradë nën mesataren deri në mes të javës së ardhshme, thonë sinoptikët.