Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Amerika

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 20:37
Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë veriore më 5 dhjetor dhe autoritetet kanë lëshuar paralajmërimin për cunami.

Sipas Shërbimit gjeologjik amerikan tha se tërmeti ishte 7 shkallë i Rihterit dhe goditi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti goditi në orën 10:44, sipas kohës lokale. Epiqendra ishte në perëndim të Ferndale, një qytet i vogël në qarkun Humboldt, që gjendet afër kufirit me Oregonin, tha Shërbimi gjeologjik amerikan.

Dridhjet e tokës u ndien edhe në San Francisko, ku banorët thanë se dridhjet zgjatën për disa sekonda.

Të paktën 5.3 milionë persona në Kaliforni gjenden në zonën ku autoritetet kanë lëshuar paralajmërimin për cunami. Shërbimi gjeologjik amerikan tha se pret dëme të vogla nga dridhjet e tokës.

Më shumë se 1.3 milion banorë jetojnë afër zonës ku u ndie tërmeti, vlerësoi ky shërbim.

Pas tërmetit së parë, është raportuar edhe për pasgoditje me shkallë më të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat