Një zjarr masiv po avancon me shpejtësi në Malibu të Kalifornisë.
Zjarri për momentin është i pakontrolluar dhe ka djegur disa shtëpi gjë që ka detyruar autoritetet të japin urdhër evakuimi të detyrueshëm për një zonë Malibunë lindore.
Shefi i kontrollit të zjarreve në Los Angeles, Anthony Marrone në një konferencë për shtyp tha se 700 zjarrfikës janë angazhuar për të kontrolluar zjarrin që tashme është përhapur në më shumë se 2200 hektarë.
Sakaq deri më tani nuk raportohet humbje jete apo të dëmtuar. Autoritetet po punojnë për të zbuluar shkakun fillimit të zjarrit.