Përpjekjet e fundit diplomatike të administratës Biden për paqe në Lindjen e Mesme

Amerika

Përpjekjet e fundit diplomatike të administratës Biden për paqe në Lindjen e Mesme

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 00:10
Sekretari i Shtetit Blinken në një takim me Presidentin Turg Erdogan në aeroportin e Ankarasë - 12 dhjetor 2024.

Zyrtarë të lartë amerikanë ishin në Lindjen e Mesme të enjten, ku bënë thirrje për qëndrueshmëri në Siri dhe për ndërprerje të luftës 14-mujore të Izraelit në Rripin e Gazës, në një shtysë të fundit diplomatike nga administrata në largim e Presidentit Biden përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte në Jordani dhe Turqi për bisedime për sigurmin e një tranzicioni paqësor të pushtetit në Siri pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ishte në Izrael në një përpjekje për të arritur një armëpushim me militantët e Hamasit.

Arritja e një marrëveshjeje armëpushimi do t'i jepte Presidentit Joe Biden një fitore të fundit diplomatike pas një mandati të trazuar gjatë të cilit administrata e tij nuk ishte në gjendje të frenonte luftën brutale në Rripin e Gazës, që ka shaktuar vrasjen e dhjetëra mijëra njërëzve dhe ka zhytur këtë territor në një krizë humanitare.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve, duke kërcënuar në mediat sociale se përndryshe militantët do të “paguanin një çmim të madh” dhe i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në luftën në Siri, ku ndodhen rreth 900 trupa amerikane për të luftuar grupin militant të Shtetit Islamik.

SHBA shpresojnë për një armëpushim në Rripin e Gazës

Duke folur me gazetarët në Tel Aviv, Sullivan shprehu optimizëm se kushtet ishin pjekur për ndalimin e konfliktit të gjatë përpara se administrata Biden të largohej nga detyra.

"Unë nuk do të isha këtu tani nëse nuk do të mendoja se kjo gjë do të ishte e mundur vetëm pas 20 janarit", tha ai për ditën kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën.

Lufta filloi pas sulmin të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Izraeli thotë se 100 pengje vazhdojnë të mbahen në Gazë. Shtatë besohet se janë shtetas amerikanë. Në ofensivën hakmarrëse e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë rreth 45,000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ofensiva e Izraelit është ndër fushatat më të përgjakshme dhe shkatërruese që nga Lufta e Dytë Botërore./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat