Trumpi bën thirrje për t'i dhënë fund orës "diellore"

Amerika

Trumpi bën thirrje për t'i dhënë fund orës "diellore"

Nga: Beqir Sina Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 07:11
Donald Trump

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha të premten se ai është në favor të eliminimit të orës së verës, duke e quajtur atë "të papërshtatshme" dhe "shumë të kushtueshme" pasi drejtorët e tij të Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE) gjithashtu po e shtyjnë për veprim për këtë çështje.

"Partia Republikane do të bëjë përpjekjet e saj më të mira për të eliminuar ndryshimin e orës diellore - Daylight Saving Time (DST)! Ora ditore është e papërshtatshme dhe shumë e kushtueshme për kombin tonë," postoi në Truth Social të Premten Donald Trump.

Po ashtu ai shkroi në Twitter, “Ta bësh orën e përhershme të ditës është në rregull për mua", një ide që e kam pasur qysh në 2019, tha ai

Kjo vjen tani në vëmendjen e Trumpit, pasi dy drejtorët e tij të drejtorisë së re të Shtëpisë së Bardhë Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, që do të drejtohet bashkarisht nga themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, dhe ish-kandidati republikan për president, biznesmeni Vivek Ramaswamy, kanë mbrojtur idenë e Trumpit që ndryshimi i kohës të eliminohet.

Tani éshtë koha thonë ata mbasi Presidenti ka me "vete" Kongresin dhe Senatin.

"Duket sikur njerëzit duan që të heqin ndryshimin e bezdisshëm të orës," postoi Musk në përgjigje të një sondazhi në X që bën thirrje që DST të hiqet.

"Është joefikase dhe e lehtë për t'u ndryshuar," u përgjigj Ramaswamy.

"Çdo ndryshim do të duhej të miratohej nga Kongresi dhe Senati për këtë çështje,  e cila nuk është marrë deri tani në konsiderat edhe pse vitet e fundit, është folur për të, mbasi nuk ka pasur ndonje ide si kjo e Presidentit të zgjedhur Donald Trump kësaj radhe", thanë Ramaswamy dhe Musk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat