Televizioni i njohur amerikan do t'i paguajë Trumpit 15 milionë dollarë për shpifje

Amerika

Televizioni i njohur amerikan do t'i paguajë Trumpit 15 milionë dollarë për shpifje

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

ABC News do t'i paguajë Donald Trumpit 15 milionë dollarë për të zgjidhur një padi për shpifje që presidenti i sapo zgjedhur amerikan ngriti kundër rrjetit dhe prezantuesit George Stephanopoulos në mars.

Marrëveshja, e cila u depozitua në Divizionin e Majamit në Distriktin Jugor të Floridës të shtunën, thotë se ABC do të jep një kontribut prej 15 milionë dollarësh për një "fondacion dhe muze presidencial që do të krijohet nga ose për paditësin" dhe do të paguajë një milion dollarë në tarifat e avokatit të Trump.

Si pjesë e marrëveshjes, të pandehurit u udhëzuan të lëshonin një deklaratë "keqardhjeje" në një shënim për një segment të 10 marsit në programin "This Week" të Stephanopoulos, në të cilin u bënë deklarata të rreme se Trump ishte shpallur përgjegjës civil për përdhunimin e shkrimtares Elizabeth Jean Carroll.

Një zëdhënës i ABC News tha për Washington Post, se "janë të kënaqur që palët kanë arritur marrëveshje për të hedhur poshtë padinë sipas kushteve në paraqitjen në gjykatë."

Trump paditi Stephanopoulos dhe ABC, për shpifje më 18 mars, pasi prezantuesi pretendoi gjatë një interviste me republikanen Nancy Mace nga Karolina e Jugut, se Trump ishte gjetur "përgjegjës për përdhunim" - një keq deklarim i vendimeve në dy paditë e Carroll kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat