Presidenti panamez i drejtohet Trumpit: Nuk ka negociata për Kanalin e Panamasë

Amerika

Presidenti panamez i drejtohet Trumpit: Nuk ka negociata për Kanalin e Panamasë

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Presidenti panamez, Jose Raul Mulino ka refuzuar të zhvillojë negociata me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, lidhur me kontrollin e Kanalit të Panamasë, duke mohuar ndërhyrjen e Kinës në funksionimin e tij.

Mulino gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e uljes së tarifave për anijet amerikane, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Trumpit se do të kërkojë rikthimin e kontrollit të këtij rrugëtimi jetësor që lidh Oqeanin Atlantik dhe atë Paqësor me Shtetet e Bashkuara.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar. Kanali është panamez dhe i përket panamezëve. Nuk ka asnjë mundësi për të hapur diskutime mbi këtë realitet, i cili i ka kushtuar vendit tonë gjak, djersë dhe lot”, deklaroi Mulino, raporton theguardian.

Kanali, i inauguruar në vitin 1914, u ndërtua nga Shtetet e Bashkuara, por iu dorëzua Panamasë më 31 dhjetor 1999, sipas marrëveshjeve të nënshkruara rreth dy dekada më parë nga presidenti i atëhershëm amerikan, Jimmy Carter dhe lideri nacionalist panamez, Omar Torrijos.

Trump e dënoi ashpër atë që e quajti “tarifa qesharake” për anijet amerikane që kalojnë nëpër kanal dhe shprehu shqetësime për ndikimin në rritje të Kinës.

“Ky kanal është ekskluzivisht për Panamanë që ta menaxhojë, jo për Kinën apo këdo tjetër. Ne nuk kemi dhe nuk do të lejojmë kurrë që të bjerë në duar të gabuara!”, deklaroi Trump.

“Nëse Panama nuk është në gjendje të sigurojë një funksionim të sigurt, efikas dhe të besueshëm të kanalit, atëherë do të kërkojmë që Kanali i Panamasë të na kthehet, tërësisht dhe pa diskutim”, shtoi ai.

Ndryshe, Kanali i Panamasë është i gjatë 82 kilometra dhe kalon nëpër Ngushticën e Panamasë duke lidhur Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor. Gjerësinë më të madhe arrin 350 metra ndërsa në pjesën më të ngushtë është i gjerë vetëm 91.5 metra dhe ka thellësi prej 13.7 metrave. Pas Kanalit të Suezit paraqet një ndër arteriet detare më të rëndësishme në botë. Është ndërtuar më 10 tetor të vitit 1913. Ky kanal e ndan Amerikën Veriore me atë Jugore.

Kanali i Panamasë që ndanë dy kontinente ai në fakt lidh dy oqeanet Atlantik dhe Paqësor. Kalimi i parë nëpër kanalin ujor është inauguruar në vitin 1914 , në të cilin punimet për ndërtimin e tij kanë filluar në vitin 1904, dhe vitin 2014 ka festuar 100 vjetorin e hapjes. Nën administrimin e SHBA-ve ishte deri në vitin 1999. Brenda vitit nëpër këtë kanal kalojnë 14 mijë anije. Në vitin 1901 Shtetet e Bashkuara arrijnë marrëveshje me qeverinë kolumbiane (ku në atë kohë Panamaja ishte pjesë e Kolumbisë së Madhe) për të ndërtuar dhe sistemuar kanalin për 100 vjet, por në 1903 qeveria e Kolumbisë përmbyset dhe nuk e ratifikohet marrëveshja.

Shtetet e Bashkuara protestuan në atë kohë dhe Panamaja u bë një Republikë e pavarur nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila i dha SHBA-ve lejen për të administruar dhe filluar punën për ndërtimin e kanalit.

Më shumë se 75 mijë punëtorë punuar për 10 vjet për të realizuar ndërtimin e Kanalit, shumë prej tyre të ardhur nga Spanja dhe Italia. Rreth 25 mijë punëtor vdiqën gjatë punës, të infektuar edhe nga malaria dhe i verdhëza. Puna gjithashtu u ndërpre shpesh herë për shkak të shirave të forta tropikale.

Kanali i Panamasë është një nga veprat ndërtimore më të rëndësishme në botë për sa i takon strukturës prej çimentoje, një nga metodat e papërdorura më parë deri atëherë. Në fillim të vitit 1914 kanali ishte gati. Anija e parë që kaloi aty transit ishte anija Ancon. Për Kanalin e Panamasë është projektuar projekti i ri nga SHBA-të, i cili do të fillojë të aplikohet në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat