“Trump zgjodhi mëshirën”, Sekretari Hegseth: Irani pranoi armëpushimin nën presion të madh

Amerika

“Trump zgjodhi mëshirën”, Sekretari Hegseth: Irani pranoi armëpushimin nën presion të madh

Më: 8 prill 2026 Në ora: 14:37
Pete Hegseth

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se Irani pranoi kushtet e armëpushimit për shkak të presionit të madh nga SHBA.

Sipas tij, nëse Irani do të kishte refuzuar kërkesat e Uashingtonit, “objektivat e radhës do të kishin qenë centralet elektrike, urat dhe infrastruktura e naftës dhe energjisë”.

Ai shtoi se dëmet do të ishin aq të mëdha sa Iranit do t’i duheshin dekada për t’u rimëkëmbur, por udhëheqja iraniane e kuptoi se një marrëveshje ishte zgjedhja më e mirë, raporton BBC.

“Presidenti Donald Trump kishte fuqinë të paralizonte të gjithë ekonominë e Iranit brenda minutash, por ai zgjodhi mëshirën,” u shpreh Hegseth.

Kujtojmë se Donald Trump njoftoi për armëpushimin përmes rrjeteve sociale më pak se dy orë përpara se të skadonte afati që i kishte vendosur Iranit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat